Tensionohet protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.
Tubimi u zhvillua në një hotel në lagjen “Marigona”, ku protestuesit hodhën tym të zi në shenjë kundërshtimi ndaj pranisë së saj. Policia e Kosovës ndërhyri dhe konfiskoi mjetet që prodhonin tym, ndërsa situata u bë e tensionuar për disa momente.
Gjatë protestës, u dëgjuan brohoritje të fuqishme “UÇK, UÇK…”, teksa veteranët kërkuan largimin e Trendafilovës nga Kosova. Si rezultat i presionit dhe atmosferës së krijuar, kryetarja e Gjykatës Speciale u detyrua ta anulojë konferencën e planifikuar.



