spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:01
HomeKosovaKuvendiTentimet s'kanë të ndalur, as dështimet: Sot hera e 43-të

Tentimet s’kanë të ndalur, as dështimet: Sot hera e 43-të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 43-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill. Gjithashtu, kjo do të jetë hera e katërt që deputetët provojnë konstituimin e Kuvendit pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Në vazhdimi i seancës që do të fillojë në ora 11:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kjo pasi partitë politike deri më tani nuk kanë treguar se janë të gatshme të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

- Advertisement -

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deri me tani ka refuzuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një veprim të tillë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si shkelje të re të Kushtetutës së Kosovës.

Kjo ka bërë që PDK-ja dhe LDK-ja sërish për këtë çështje t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet shpejt, ajo ka bërë me dije se do t`i tregohet Kushtetuese për të kërkuar sqarim në lidhje me afatin prej 30 ditësh, i cili përmendet në aktgjykim.

Ajo ka deklaruar se Kushtetuesja duhet të sqarojë se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit që është përmendur në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo çka e kam përmendur është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, do të thotë se moskryerja e detyrimit nuk ec pa pasoja – do të ketë pasoja juridike. Nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë: mirë, pas 30-ditësh vazhdoni njësoj. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj, në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim, lidhur me atë se çka pas 30 ditësh. Sepse dua të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh”, ka thënë Osmani.

Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.

Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.

Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat