Policia e Shqipërisë njoftoi se një 55-vjeçari nga Kukësi u arrestua ndërsa po tentonte të kontrabandonte qindra litra naftë nga Kosova në Shqipëri.
Policia tha se ai u arrestua dhe u sekuestrua sasia e naftës.
“Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftim.
“Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Materialet procedurale, Policia tha se “iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”.



