spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:55
HomeSiguriaPoliciaTërhiqet trupi pajetë i policit nga banesa e tij

Tërhiqet trupi pajetë i policit nga banesa e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trupi i pajetë i zyrtarit policor është tërhequr nga banesa e tij, aty ku dyshohet se është kryer akti i vetëvrasjes.

Megjithatë, hetuesit policorë po vazhdojnë të bëjnë ekzaminimet në vend të ngjarjes.

- Advertisement -

Konfirmohet vdekja e një polici 47 vjeçar në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, ka deklaruar Borovci.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, ka thënë Borovci.

Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat