spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:47
HomeAmerikaTrump2Tërmet në administratën Trump

Tërmet në administratën Trump

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat amerikane kanë njoftuar se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, kanë dhënë dorëheqje.

Vendimi i befasishëm vjen disa javë kur pozicioni i tij ishte bërë i pasigurt pasi u zbulua se ai kishte shtuar aksidentalisht një gazetar nga revista The Atlantic në një grup mesazhesh ku diskutoheshin planet për sulme ushtarake ndaj rebelëve Houthi në Jemen.

- Advertisement -

Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.

Largimi i tij ndodh në kohën kur administrata Trump mbushi 100 ditë.

- Advertisement -

Në fund të marsit, kryeredaktori i revistës Atlantic, Jeffrey Goldberg, raportoi se ishte shtuar aksidentalisht në një bisedë në Signal nga një përdorues me emrin Mike Waltz.

Në këtë bisedë ishin zyrtarë të lartë të administratës, të identifikuar si Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Goldberg thotë se pa plane ushtarake të klasifikuara për sulme ajrore amerikane në Jemen, duke përfshirë paketa me armë, objektiva dhe kohëzgjatje, dy orë para se të bien bombat.

Fillimisht, Waltz tha se nuk e dinte se si Goldberg u përfshi në bisedë, por mori “përgjegjësinë e plotë” në një intervistë me Fox News, pasi tha se ai ishte personi që “e ndërtoi grupin”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar këto raportime.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat