spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:03
HomeEkonomiTermocentrali “Kosova B” drejt modernizimit historik – Rizvanolli jep lajmin

Termocentrali “Kosova B” drejt modernizimit historik – Rizvanolli jep lajmin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”, ka nisur procesi i modernizimit të njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese të këtij objekti strategjik energjetik.

Rizvanolli, në një postim në “Facebook”, ka shkruar se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova B’, pas më shumë se katër dekadash, ka filluar modernizimi i njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese.

- Advertisement -

Sipas saj, ky modernizim po realizohet me një investim prej 56.5 milionë euro, të cilat janë tërësisht të financuara nga KEK-u, pa marrë kredi apo borxh.

“Po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike,” ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Vetëm gjatë vitit 2025, pritet një rritje prej +15 megavatësh në kapacitetin prodhues, çka konsiderohet një përparim i madh në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat