spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
12:20
HomeKosovaTërnava pret në takim lamtumirës Ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Tërnava pret në takim lamtumirës Ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Tërnava e falënderoi Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona, tribunë, Zyra Ovale dhe teksti

“Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën. Ai tha se shqiptarët në përgjithësi, por populli i Kosovës në veçanti, gjithnjë do të jenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë çfarë kanë bërë për Kosovën. Më pas Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e tij dhe të Ambasadës Amerikane me Bashkësinë Islame të Kosovës në projekte të ndryshme, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.”

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona, tribunë dhe teksti

Ndërsa, Hovenier e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin me ambasadën e SHBA’së.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep Bashkësia Islame e Kosovës në kultivimin e vlerave të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare në vend, si dhe për përçimin e mesazheve për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Myftiu Tërnava në fund të këtij takimi i uroi ambasadorit Hovenier shëndet dhe mbarësi në jetën e tij, si dhe i dhuroi një dhuratë me motive nga trashëgimia jonë e çmuar fetare.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat