Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Ai ka theksuar se ato mund të vendosin pikën përfundimtare mbi bllokadën politike që ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, shkroi Terrasi në rrjetin social “X”.



