spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
15:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025Terras kërkon nga Vuçiq të ndalë ndërhyrjet në proceset zgjedhore të Kosovës

Terras kërkon nga Vuçiq të ndalë ndërhyrjet në proceset zgjedhore të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka dënuar ashpër manipulimin dhe ndërhyrjen paraelektorale në punët e brendshme të Kosovës nga presidenti Vuçiq.

Sipas tij, veprimet e Serbisë synojnë drejtpërdrejt përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore.

- Advertisement -

Terras ka thënë se kur po afron dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë janë bërë sërish të qarta.

“Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike të serbëve të Kosovës, kanë shpallur zgjerimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për mundësi të reja afatshkurtra punësimi në institucionet e kontrolluara nga Serbia në Kosovë, gjatë ditëve në prag të zgjedhjeve”, thuhet ndër të tjera në reagim.

- Advertisement -

Në reagimin e tij është përmendur edhe shqetësimi i ngritur nga ish-vëzhguesja kryesore e BE-së, Nathalie Loiseau, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit e cila kishte konstaturar dërhyrjen e Serbisë në këto zgjedhje.

Raportuesi i PE-së, Terras, i bën thirrje Qeverisë së Serbisë të ndalojë ndërhyrjet në zgjedhjet në Kosovë dhe t’u lejojë qytetarëve të Kosovës të zgjedhin në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat