spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:31
HomeEkonomiTerri në Kosovë, mërgimtarët kthehen në Evropë, përfituesit e skemave të eficiencës,...

Terri në Kosovë, mërgimtarët kthehen në Evropë, përfituesit e skemave të eficiencës, po iu kthehen ngrohjes me drunj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërprerjet e energjisë pa asnjë orar ka detyruar shumë mërgimtarë që të kthehen të dëshpëruar në vendet e tyre nëpër Evropë.

Disa nga ta që kanë folur në kushte anonimiteti për Storm•, kanë shprehur zhgënjimin e madh.

- Advertisement -

“Kam bërë mbi 30 orë rrugë për të ardhur në vendlindje. Nuk po mund të qëndroj në shtëpinë time. Më shumë në terr sesa më rrymë. Tash më duhet të kthehem sërish në Evropë, pa pasur mundësinë që me familjarët e mi ta pres vitin e ri”, ka thënë mërgimtari M.T nga një fshat i komunës së Suharekës, i cili ishte përgatitur për tu nisur drejtë Gjermanisë.

Kjo komunë si shumë të tjera, janë duke u përballur me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.

- Advertisement -

Një mërgimtar tjetër, i cili ishte duke u përgatitur për t’u kthyer në Itali, ka thënë për Storm• se ai ka disa vjet që vjen vazhdimisht në vendlindje për të pritur ndërrimin e mot moteve.

“Mu ka mbush shtëpia me kablla. Njëherë vjen një linjë, një herë tjetra, pa asnjë paralajmërim. Unë ka disa vjet që vij në Kosovë për festën e Vitit të Ri, por nuk më ka ndodh që të përballem me reduktime kaq të ashpra. Kam bë shumë investime në shtëpinë time, me qëllim që fëmijët t’i mbajë afër vendlindjes. Tash po bëhem gati edhe po nisem sërish për në Itali që ta pres festën e fundvitit”, tha një mërgimtar tjetër i frustruar.

Në konferencën e para pak ditëve, ministrja e Ekonomisë, ka thënë se vendosja e pajisjeve eficiente, ka bërë që të bie konsumi i energjisë.

Mirëpo, për dy banorë të një fshati të Suharekës, të cilët kanë përfituar nga masat e qeverisë për rritjen e eficiencës në energji, nuk po ia shohin hajrin atyre.

Ata kanë treguar për Storm• se në mungesë të energjisë dhe mosfunksionimit të saj në të gjitha fazat, janë detyruar që të blejnë dru dhe t’i kthehen alternativës së vjetër të ngrohjes.

“Njëherë shpenzova shumë mjete për të izoluar shtëpinë edhe kam vendosur klimën, siç është kërkuar nga Ministria e Ekonomisë. Tash që më shumë jemi në terr sesa në dritë, mu deshtë me ble dru me çmim të lartë për të ngrohur shtëpinë”, tha njëri nga përfituesit e skemës së mbështetjes së eficiencës së energjisë.

Ndërkohë, Storm• merr vesh se disa prej mërgimtarëve janë detyruar të rezervojnë dhoma nëpër hotele, meqenëse në shtëpitë e tyre mungon energjia e për pasojë nuk mund as të ngrohen e as të përgatisin ushqime./Storm

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat