spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
23:16
HomeKulturë“Tetori, muaji i librit”

“Tetori, muaji i librit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka përgatitur një sërë aktivitetesh të larmishme, të cilat janë vendosur në kalendarin artistik të QKKF për muajin tetor.

Ky muaj do të jetë plot energji, ngjyra, dije dhe gjallëri. Fëmijët do të shohin plot shfaqje argëtuese, por nëpërmjet tyre edhe do të mësojnë. Një aktivitet i tillë është ai me shef Sokol Prengën, në Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit. Në një sesion të veçantë nën drejtimin e shefit Sokol Prenga, fëmijët do të ndajnë ushqime të përgatitura me dashuri nga duart e mamave të tyre.

- Advertisement -

Ndërkohë, dy aktivitete do t’i kushtohen kërcimit: International Dance Festival of Tirana, si dhe një workshop të dedikuar për fëmijët e QKKF.

Bollëkut të frutave, perimeve dhe vitaminave do t’i shtohet edhe shfaqja teatrale me kukulla “Vitaminat e jetës”. Ndërkohë, me rastin e Ditës Botërore të Trashëgimisë Audio-Vizuale, fëmijët do të kenë mundësinë të vizitojnë Arkivin Qendror të Filmit (AQFSH) dhe të shohin një film vizatimor shqiptar.

- Advertisement -

Gjithashtu, gjatë tetorit, i njohur ndryshe si “muaji i librit”, do t’i kushtohet vëmendje e veçantë librit dhe leximit në shqip.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat