spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
16:01
HomeKulturëShowBizTha se e ka dashnore, Egli i kërkon sqarime Gjestit

Tha se e ka dashnore, Egli i kërkon sqarime Gjestit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjesti i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë para të gjithë banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

Teksa disa prej tyre po i përdornin fjalën ‘dashnore’ që ai tha në mëngjes kur u zgjua, Gjesti në një moment u shpreh: “Eglin e kam dashnore”.

- Advertisement -

Banorja nuk e mori në konotacion të keq, pasi ai i shpjegoi se në Kosovë i thonë të dashurës.

Por më pas Egli e pyeti se “pse po i gënjen njerëzit, se nuk i ka marrë leje për këtë?”.

- Advertisement -

Pjesë nga biseda:

Gjesti: E di unë me ça mendimi po e them, e shpjegoj edhe për publik, dashnore në Kosovë i them femrës, të dashurës. Këtu po i thonë ndryshe. Ok, në rregull.

Egli: Po pse i gënjen njerëzit? Se nuk më ke marrë leje mua për këtë gjë.

Gjesti: Duhet moj, s’kam ça të bëj, për të shuar muhabetin duhet. Kështu nuk kanë ça të thonë, veç po e përmendin edhe po ikin. Duhet moj Egli.

Egli: Nuk po kanë respekt fare më për mua.

Gjesti: S’duhet me pas respekt për ty. E shikon ça janë në gjendje të bëjnë, nuk kanë mëshirë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat