spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
20:18
HomeKosovaThaçi do të deklarohet të martën për fajësinë në aktakuzën e re

Thaçi do të deklarohet të martën për fajësinë në aktakuzën e re

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi me në krye Hashim Thaçin, përbëjnë grupin më të madh të të akuzuarve të përbashkët ndaj të cilëve seancat nisin brenda dy javësh nga ngritja e aktit akuzues.

Gjatë kësaj paraqitjeje, bëhen medoemos dy deklarimet rreth fajësisë të lëna pezull edhe nëse jo nga vetë Thaçi e Smakaj, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Deri këtë ditë, Prokuroria përmes Joshua Hafetz do të kumtojë edhe numrin e dëshmitarëve që thërrasin, si dhe do të ndajë provat me anë të së cilave e bindën Marjorie Masselot, gjyqtare e procedurës paraprake, ta konfirmojë aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë, shkelje të fshehtësisë së procedurave dhe mos-bindje të gjykatës.

Disa prej këtyre përgjimeve dihen, meqë qenë shkaku i regjimit të vizitave në qendrën e paraburgimit. Me njërën, ZPS pretendon se Thaçi udhëzoi dëshminë e një personi vendimtar.

- Advertisement -

Pasi ua ngriti këtë aktakuzë 5-shes, në Kosovë zbarkoi edhe kryeprokurorja Kimberly West. Takimet i zhvilloi nga e marta, ndonëse njoftoi tek të mërkurën për ardhjen e saj të dytë brenda dy muajve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat