spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:51
HomeKosovaDrejtësiaThaçi mbetet në paraburgim, edhe pse Prokuroria kritikohet dhe dëshmitarët e mbrojtjes...

Thaçi mbetet në paraburgim, edhe pse Prokuroria kritikohet dhe dëshmitarët e mbrojtjes janë të vetmit që kanë mbetur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale me seli në Hagë, nuk ka bërë ndonjë ndryshim. Tash e sa muaj, me argumentet e njëjta ia ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit.

Njëjtë ka bërë edhe së fundmi. Pavarësisht, se edhe vetë gjyqtarët e kanë kritikuar Prokurorinë, që argumentet e tyre janë krejtësisht të njëjta dhe pa asnjë ndryshim. Megjithatë, kërkesat e Prokurorisë po aprovohen.

- Advertisement -

Pavarësisht se Gjykata Speciale konfirmoi se nuk ka rrezik të arratisjes për Thaçin tash e disa herë, Prokuroria vazhdon të ofrojë të njëjtat argumente.

Paneli vëren se ZPS-ja po paraqet në thelb të njëjtat argumente që janë marrë në konsideratë dhe janë refuzuar nga Paneli në vendimet e mëparshme, në lidhje me çështjet e mëposhtme: (i) ndërgjegjësimi i Z. Thaçi për seriozitetin e akuzave të konfirmuara kundër tij; (ii) potenciali i një dënimi të gjatë nëse ai dënohet; (iii) njohuria e plotë e Z. Thaçi për çështjen dhe provat e paraqitura kundër tij dhe (iv) ndërgjegjësimi i Z. Thaçi se akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë konfirmuar kundër tij. Në këtë drejtim, Paneli kujton konstatimin e Panelit të Gjykatës së Apelit se nuk duhet të pritet që Gjyqtari iProcedurës Paraprake të shqyrtojë parashtresa që thjesht përsërisin argumente që janë trajtuar tashmë në vendimet e mëparshme të shqyrtimit”, thuhet në vendim, raporton Nacionale.

- Advertisement -

Gjyqtarët sërish e kanë konfirmuar se Thaçi nuk ka tendencë të arratiset.

“Paneli konstaton se, ndërsa rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet kurrë plotësisht, Paneli konsideron se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë pretendimin e saj për një “mundësi mjaftueshëm reale” që i Akuzuari të arratiset nëse lirohet, bazuar në fazën e procedurave”, thuhet më tutje.

Pavarësisht se nuk ka më dëshmitarë të Prokurorisë, e as të avokatit të viktimave, pavarësisht se kërkesat e Prokurorisë janë krejt të njëjta, gjyqtarët sërish morën vendimin në favor të tyre.

“Paneli kujton se emrat dhe detajet personale të disa dëshmitarëve shumë të ndjeshëm të Prokurorisë Speciale i janë zbuluar Mbrojtjes së Thaçit, dhe për këtë arsye janë bërë të njohura për një gamë më të gjerënjerëzish, përfshirë Z. Thaçi. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrezikun që informacioni i ndjeshëm që lidhet me dëshmitarët të bëhet i njohur për publikun. Përveç kësaj, Paneli kujton se informacioni në lidhje me viktimat-dëshmitarë me status të dyfishtë dhe dëshmitarët e Avokatit të Viktimave, disa prej të cilëve kanë dëshmuar, i është dhënë Mbrojtjes së Thaçit dhe se Paneli ka konstatuar se kjo gjithashtu amplifikon rrezikun që informacioni konfidencial që lidhet me viktimat të bëhet i njohur për anëtarët e publikut. Ky rrezikekziston edhe pasi dëshmitarët e Prokurorisë Speciale dhe të Avokatit të Viktimave të kenë dëshmuar, pasi shumë prej tyre kanë masa mbrojtëse dhe identiteti i tyre nuk duhet t’i bëhet i njohur publikut në asnjë kohë”, thuhet më tutje.

Thaçit ia kanë përmendur aktakuzën për pengim të drejtësisë, si arsye për vazhdimin e paraburgimit.

“Në lidhje me këtë, Paneli kujton gjetjet e tij të mëparshme se duket se Z. Thaçi u ka ofruar vizitorëve jo të privilegjuar informacione të nxjerragjatë dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur. Për më tepër, të dhënat sugjerojnë se ai i ka përcjellë një vizitori jo të privilegjuar udhëzime që lidhen me një dëshmitar të ardhshëm të ZPS-së në lidhje me formën dhe përmbajtjen e dëshmisë së ardhshme të atij dëshmitari”, thuhet më tutje.

Vendimi përfundon duke pretenduar se në Kosovë ka klimë të frikësimit të dëshmitarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat