spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
13:25
HomeSport“The Guardian”: Kosova, vetëm 10 vite pas pranimit në UEFA dhe FIFA,...

“The Guardian”: Kosova, vetëm 10 vite pas pranimit në UEFA dhe FIFA, pranë kualifikimit historik në Botëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë.

“Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

- Advertisement -

Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes.

E për këtë fitore të madhe ka shkruar edhe gazeta prestigjioze, “The Guardian”, e cila thekson faktin që Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA vetëm një dekadë më herët dhe janë pranë kualifikimit në Kupën e Botës

- Advertisement -

“Kosova është në prag të një paraqitjeje të parë në një turne të madh, pas një fitoreje të çmendur 4-3 në Sllovaki. Vendasit kaluan dy herë në epërsi në Bratislavë me golat e Martin Valjent dhe Lukas Haraslin, por Kosova u rikthye me realizimet e Veldin Hodzës dhe Fisnik Asllanit. Kosova, e cila u pranua në garat e UEFA-s dhe FIFA-s vetëm një dekadë më parë, më pas kaloi në epërsi falë Florent Muslijës dhe shënoi edhe një gol tjetër përmes Kreshnik Hajrizi. Goli i David Strelec në kohën shtesë nuk mjaftoi për ta ndalur Kosovën, e cila tani do të presë Turqinë për një vend në Kupën e Botës”, shkruhej ndër tjera në artikullin e “The Guardian”.

Kosova pas kësaj fitore do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë, më 31 mars, ditë e martë. /The Guardian

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat