spot_img
E premte, 24 Tetor, 2025
14:09
HomeEkonomiThellohet deficiti tregtar në Kosovë

Thellohet deficiti tregtar në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21.2% në muajin shtator 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, përkatësisht në vlerë prej 520,5 milionë euro krahasuar me deficitin 429,4 milion euro në vitin 2024.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) eksporti mbulon importin me vetëm 14.1%.

- Advertisement -

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2025 kishte vlerën 85,8 milionë euro, ndërsa importi 606,2 milionë euro, është një rritje prej 10.7% për eksport dhe një rritje prej 19.6% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 19.1% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 12.5% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 12.4% produktet minerale, 11.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.5% artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj.

- Advertisement -

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: 14.6% produktet minerale, 11.3% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 11.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.2% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani,10.6% mjetet e transportit, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,0 milion euro, ose rreth 32.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.6%. Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 11.5%, Italia 2.9%, Holanda 2.6%, etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 249,4 milion euro, ose 41.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.3%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 12.7%, Italia 6.1%, Polonia 3.4%, etj.

Ndërkaq, në muajin shtator 2025, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 40,6 milion euro, ose 47.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.4%. Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria 21.4%, Maqedonia e Veriut 11.0%, Serbia 8.4%, Mali i zi 4.8%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2025, arritën në 87,8 milionë euro, ose 14,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 34.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.6%, Shqipëria 3.6%, Serbia 3.5%.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 17,1 milionë euro, ose 19.9%. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra 11.0% dhe Turqia 3.7%. Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 269,0 milionë euro, ose 44.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 15.6% dhe Turqia 12.8%.

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë për investime

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat