spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:50
HomeKosovaDrejtësiaThemelorja e Gjilanit thotë se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në...

Themelorja e Gjilanit thotë se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se Mefail Shkodra nuk ka lënë aktive në këtë Gjykatë.

“Në lidhje me rastin e vrasjes së djeshme të ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan njofton opinionin publik dhe mediat, se ndaj të personit të dyshuar Mefail (Fehmi) Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë Gjykatë.”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Derisa bëhet e ditur se në këtë gjykatë Mefail Shkodra ka pasur ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues edh atë:

“Në vitin 2018 (PKR.nr.198/2018), është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;

- Advertisement -

Në vitin 2014 (P.nr.610/2014) është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar dhe

Në vitin 2011 (P.nr.343/2011), është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë.”, thuhet në njoftim.

Kurse bëhet e ditur se dy të dyshuarit e të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të Gjykatës për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat