spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
15:06
HomeKosovaThirrja e Sejdiut: Konsensus politik për formimin e institucioneve

Thirrja e Sejdiut: Konsensus politik për formimin e institucioneve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se bllokimi i zgjedhjes së kryetarit të kuvendit paraqet situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Ai shton se ngërçi i krijuar e paralizon jetën parlamentare dhe e pengon formimin e qeverisë së re.

“Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Pas më shumë se 21 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, çka e paralizon jetën parlamentare dhe pengon formimin e qeverisë së re.”

- Advertisement -

Sipas Sejdiut, gjendja e krijuar po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis.

“Kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik”, ka shkruar mes tjerash Sejdiu.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike. Pas më shumë se 21 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, çka e paralizon jetën parlamentare dhe pengon formimin e qeverisë së re.

Kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Është nevojë urgjente që pozita dhe opozita të tregojnë maturi politike dhe fleksibilitet, duke u angazhuar në dialog serioz për të arritur një marrëveshje. Bashkëpunimi ndërpartiak është çelës për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të institucioneve.

Nëse kriza vazhdon, rrezikohet jo vetëm puna e Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, por edhe stabiliteti politik në vend. Pasojat mund të përfshijnë: zgjedhje të reja të parakohshme, krizë të besueshmërisë në institucione dhe dëmtim të imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Shoqëria jonë ka nevojë për institucione funksionale dhe për angazhim të përbashkët politik që u përgjigjen pritjeve të qytetarëve për zhvillim, stabilitet dhe përparim demokratik. Vetëm përmes paqes publike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tonë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat