Marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.
E dyshja kanë pasur sërish një diskutim
Jozi: Të kam thënë kujdes me mua, kontrrolloje veten kur më ofendon. Unë nuk jam degjeneruar ndonjëherë. Nëse nuk do të më flasësh mos më fol. mos ma bëj viktimën mua.
Loredana: Ki merak për hapat që ke hedhur me mua jo për mua.
Jozi: Hapat e shkatërrimit i ke bërë ti. Më ke bërë të ndjehem mashkulli më i poshtër. Ti kërkon të më manipulosh, nuk jemi për njëri tjetrin.
Jozi: Jam marrë boll me ty.
Loredana: Mos u merr fare me mua.
Jozi: E kam bërë se ke pasur vlerë, por ma ke hedhur në kosh.
Loredana: Kurrë nuk e kam bërë. Tani sot çfarë kemi ne?
Jozi: Shëndet, i ke hedhur të gjithë në tokë.
Loredana: Ke marrë përgjegjësi kur je futur këtu brenda.
Jozi: Edhe ti do marrësh kur të dalësh përjashta.
Loredana: Pse do dalë unë para teje? Unë kam bërë për ty atë që nuk e kam bërë ndonjëherë në jetë. Ti ma kthen me këtë mungesë respekti, më ul mua kështu?



