spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
16:35
HomeKosovaKuvendi“Mos u tut kryeministër”, Kadrijaj e ashpër në seancë ndaj Kurtit

“Mos u tut kryeministër”, Kadrijaj e ashpër në seancë ndaj Kurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për shtrenjtimin e derivateve, ka adresuar kritika të ashpra dhe ironike ndaj Qeverisë Kurti, duke shkaktuar edhe të qeshura në sallën e Kuvendit.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, Kadrijaj deklaroi se Kryeministri Kurti po gjen vazhdimisht arsyetime për dështimet e tij, duke përmendur pandeminë, luftën në Ukrainë dhe tani zhvillimet në Iran, ndërsa theksoi se ai po mbrohet nga “gardianët” e tij brenda sallës.

- Advertisement -

“Njëherë pengesë ka qenë pandemia, pastaj lufta në Ukrainë, e tash lufta në Iran. Nuk po e lënë me i hapur sytë e me bërë asnjë punë. Më vjen të qesh kur flasin për korrupsion këta që i kanë vjedhur rezervat shtetërore dhe i kanë bërë dëm këtij vendi. Marre! Marre”!, deklaroi Kadrijaj nga foltorja.

Akuzat për energjinë dhe projektet e bllokuara Deputetja e AAK-së u ndal edhe te kriza energjetike, duke akuzuar ekzekutivin se ka bllokuar qëllimisht projektet që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës.

- Advertisement -

“Ju jeni kjo qeveri që i keni ndalur të gjitha adutet që Kosova të mos ketë krizë energjetike; e keni ndalur termocentralin e ri dhe gazsjellësin amerikan. Pse? Për të vjedhur e për t’i ndihmuar Martin Berishajt dhe militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky korrupsion ka për t’ju tmerruar shumë shpejt edhe juve”, potencoi ajo.

Ironia me “gardianët” e Kryeministrit Në fund të fjalës së saj, Kadrijaj ironizoi heshtjen e Kryeministrit Kurti gjatë seancës, duke aluduar në praninë e shtuar të mbrojtjes së tij afër foltores.

“Kryeministri është i heshtur sepse po i vijnë gardianët e anës së djathtë dhe ata aty sipër. Si asnjëherë tjetër nuk po mërzitet për fjalimet tona, sepse janë ata aty dhe nuk po ia lëshojnë rrugën. Mos u tut kryeministër, se nuk besoj që tash ka për të të gjetur gjë”, përfundoi deputetja Kadrijaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat