spot_img
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
23:43
HomeKulturëTinka Kurti feston sot 93-vjetorin e lindjes

Tinka Kurti feston sot 93-vjetorin e lindjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Artistja e Popullit, Tinka Kurti, feston sot 93-vjetorin e lindjes.

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. Nëna e saj ishte një nga aktoret kryesore të Teatrit Kombëtar të Sarajevës. Familja u shpërngul në Shkodër kur Tinka ishte pesë vjeç. Në vitin 1947 ajo niset drejt kryeqytetit për të studiuar në Politeknikumin e Tiranës, por rastësisht kaloi në degën e Dramës në Liceun Artistik.

- Advertisement -

Prej vitit 1949 ajo u emërua aktore në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku interpretoi mbi 120 role. Tinka Kurti shkëlqeu në rolet protagoniste në shfaqjet: “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, “Fisheku në pajë”, “Fejesa” etj. Ajo ka interpretuar mbi 35 role në kinema dhe do të mbahet mend në rolin e protagonistes, në filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë ”Tana”, (1958).

Në karrierën e saj, Tinka Kurti numëron rreth 300 role në skenën e teatrit dhe kinematografi. Kurti ka spikatur me rolet e Nënë Pashakos tek filmi “Yjet e netëve të gjata” (1972), Nëna tek filmi “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës” (1993) etj.

- Advertisement -

Në Festivalin 11-të, të mbajtur në vitin 2000, në Tiranë, iu dha Çmimi i Madh i Karrierës. Kurti u nderua me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1961 dhe më vonë është vlerësuar edhe me titullin e lartë “Artiste e Popullit”, raporton atsh.

Çmimeve të festivaleve të filmit dhe dramës, u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat