spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
19:20
HomeKulturëTirana do të presë konferencën e 5-të ndërkombëtare mbi arkeologjinë e Ballkanit

Tirana do të presë konferencën e 5-të ndërkombëtare mbi arkeologjinë e Ballkanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti i Arkeologjisë, i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të jetë institucioni pritës i konferencës së 5-të ndërkombëtare të serisë Perspectives on Balkan Archaeology-PeBA (Perspektiva mbi Arkeologjinë e Ballkanit).

PeBA përfaqëson një rrjet kërkuesish që punojnë kryesisht mbi periudhat e Bronzit dhe të Hekurit në Evropën juglindore. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është krijimi i një platforme ndërkombëtare për të nxitur bashkëpunimin ndërkufitar në rajon.

- Advertisement -

Konferenca organizohet në bashkëpunim me institucionet themeluese të kësaj iniciative: Instituti Austriak i Arkeologjisë, i Akademisë së Shkencave të Austrisë, Universiteti Ludwig-Maximilians, në Mynih dhe Instituti i Arkeologjisë Klasike, Pragë.

Konferenca e 5-të titullohet “Në gjurmim të rrugëve- Lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe ideve në Evropën Juglindore gjatë periudhave të metaleve”. Ajo do trajtojë format e ndryshme me të cilat komunitetet prehistorike bashkëvepronin me peizazhin, për të organizuar dhe mundësuar lëvizshmërinë, si dhe strategjitë kulturore, sociale, ekonomike dhe politike që formësuan këtë proces. Konferenca ka për qëllim të hapë perspektiva të reja në qasjen ndaj lëvizshmërisë dhe ndërthurjen mes saj, peizazhit dhe praktikave shoqërore në Ballkanin prehistorik.

- Advertisement -

Organizuesit e konferencës ftojnë të gjithë të interesuarit, studiues dhe ekspertë të fushës, të dërgojnë abstraktet (në gjuhën angleze, maksimumi 500 fjalë) brenda datës 15 gusht 2026, në adresën e postës elektronike: pebaconference@gmail.com /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat