spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
06:55
HomeSiguriaPoliciaTrafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

Armët më pas modifikoheshin dhe shiteshin në kryeqytet, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan 4 persona dhe u sekuestruan armë, municion dhe pajisje të tjera të përdorura në aktivitetin kriminal.

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë.

Operacioni goditi një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara kryesisht nga Kosova. Janë vënë në pranga 4 shtetas: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë.

- Advertisement -

Gjatë kontrollit të ambientit të përshtatur në Selitë, ku montoheshin dhe magazinoheshin armët, shërbimet e Policisë sekuestruan:

8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

Pjesë të ndryshme armësh

Një armë gjahu

Krehra dhe municion luftarak

3 radio si ato të policisë

Një jelek multifunksional

9 celularë

Hetimet zbuluan se grupi siguronte armët nga Kosova, i sillte në Tiranë, ku më pas i modifikonte dhe i magazinonte për shitje.

Specialistët e Komisariatit Nr. 3, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat