spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
01:23
HomeKosovaTragjedi në Ferizaj, vdes punëtori 44-vjeçar pas rënies nga ndërtesa

Tragjedi në Ferizaj, vdes punëtori 44-vjeçar pas rënies nga ndërtesa

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R.K. (rreth 44 vjeçar) i cili dyshohet se duke punuar kishte rënë nga një lartësi (kati i parë) i një ndërtese në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

- Advertisement -

“Me datën 28.03.2026, rreth orës 13:40, policia kishte pranuar një informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, një person kishte rënë nga një lartësi (kati i parë) i një ndërtese. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur një person të shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore. Menjëherë është njoftuar Emergjenca, e cila e ka transportuar të lënduarin për trajtim në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa më pas ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë. Personi i lënduar, R.K. (rreth 44 vjeç), dyshohet se ishte duke punuar në objektin ku ka ndodhur rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe inspektorët e punës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. Lidhur me rastin është intervistuar përgjegjësi i punimeve F.S. (46 vjeç), i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, tha Veseli.

“Me datën 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra. Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Rasti është cilësuar si: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat