spot_img
E premte, 24 Tetor, 2025
13:17
HomeRajoniShqipëriaTragjedi në Maliq të Shqipërisë / Nëna dhe djali 14-vjeç humbin jetën...

Tragjedi në Maliq të Shqipërisë / Nëna dhe djali 14-vjeç humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit, vajza 6-vjeçare në gjendje kritike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje tragjike tronditi këtë të diel qytetin e Maliqit, në qarkun e Korçës, ku një zjarr i rënë në një banesë ka shkaktuar humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen rëndë të një tjetri.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

- Advertisement -

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shkaqet e zjarrit kanë ardhur si pasojë e sobës me dru që familja përdorte për ngrohje.

- Advertisement -

Në njoftimin e policisë thuhet:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /TCH

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat