Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë.
Siç raporton Alsat, në veturë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin “8 shtatori”.
Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një automjeti brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.