Një shqiptar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetë derisa përpiqej të ndalonte hajnin.
Mediat amerikane raportojnë se ai ishte mbikëqyrës i një pallati apartamentesh në Bruklin.
Sipas policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, u gjet i plagosur rëndë në kokë.
Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve, raporton NBC News NY.
Burim Havolli, 41 vjeç, ishte i martuar dhe la pas vetes tre fëmijë.
Ai ishte shpërngulur në Brooklyn gjatë luftës në Kosovë.
Ngjarja raprtohet të ketë ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.
Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Burim Havollit do të bëhet në Kosovë.



