spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeSportTrajneri i Juves flet për Zhegrovën: Edhe pak drejt formës më të...

Trajneri i Juves flet për Zhegrovën: Edhe pak drejt formës më të mirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Barazimi në derbin me Torinon i dha edhe një indicie të rëndësishme Luciano Spaletit sa i përket progresit të Edon Zhegrovës.

Futbollisti dardan u aktivizua si zevendësues në vend të Conceiçao dhe ra menjëherë në sy me krosimet dhe driblimet.

- Advertisement -

Megjithatë në fund nuk rezultuan të mjaftueshme për Zonjën e Vjetër për të marrë 3 pikët.

Ishte minuta e 64 kur trajneri toskan vendosi të bëjë zëvendësimin mes Conceiçao dhe Zhegrovës me portugezin që ishte mjaft mirë ne pjesën e parë, por që u pa një rënie në lojën e tij në minutat në vazhdim

- Advertisement -

Qasja psikologjike dhe teknike e Zhegrovës në derbi u evidentuan menjëherë, sidomos për dy krosimet ‘e hidhura’ në drejtim të zonës granata që kishte në portë një Paleari të pakalueshëm.

Për më tepër Zhegrova krijonte edhe panik në zonën ofensive, por pa ia dalë dot të dërgonte në zonë topin në mënyrë korrekte

Aktivizimi i Zhegrovës është komentuar nga trajneri.

“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i mençur, por sigurisht duhet ta luajmë atë lojë. Ai mund të bëhet një “gjemb në anën tonë”, sepse ka atë çmendurinë për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk e di si i bën. Së bashku me Jildiz, le të themi se kemi disa “municione” në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë. Openda është një sulmues i parë ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Mund të luajmë edhe me një formacion 4-3-3”, deklaroi Spaleti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat