Carlo Ancelotti është zyrtarisht i pandehur nën akuzën për mashtrim financiar.
Sipas mediave spanjolle, Gjykata provinciale e Madridit ka thirrur trajnerin italian të paraqitet në seancën gjyqësore të mërkurën e ardhshme.
Raportohet se Prokuroria po kërkon 4 vjet e 9 muaj burg, pasi ai dyshohet se ka fshehur 1.1 milionë euro.
Ancelotti akuzohet se ka mashtruar thesarin publik për të drejtat e imazhit në vitet 2014 dhe 2015, ndërsa pretendohet se i kishte transferuar ato tek subjektet e tjera.
Gjykata e Prokuroria akuzojnë Ancelottin se dyshohet se ka krijuar një sistem “konfuz” dhe “kompleks” të kompanive guaskë për të fshehur të ardhurat e tij shtesë nga të drejtat e tij të imazhit, si dhe nga burime të tjera si pasuritë e paluajtshme. Një lëvizje që ministria publike e konsideron fiktive, teksa gjyqi pritet të zgjasë për dy ditë.
Prokurorët e akuzojnë 65-vjeçarin se ka pohuar në deklaratat e tij tatimore vetëm shpërblimin personal të marrë nga Real Madridi gjatë këtyre dy viteve edhe pse ai vetë deklaroi se ishte rezident tatimor në Spanjë dhe tregoi se shtëpia e tij ishte në Madrid.
Ancelotti, i cili si trajner ka fituar pesë trofe, rekord i Ligës së Kampionëve, përfshirë tre me Realin, ndërkaq duhet të jetë i pranishëm në seancat gjyqësore. Në vitet e fundit kanë qenë të shumtë emrat e njohur të sportit që kanë shmangur detyrimet financiare në Spanjë dhe jo vetëm.



