Një përballje me tension pritet të mbahet në qytetin serb të Leskovcit, ku Zvicra do të kërkoj fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Serbisë.
Lidhja e Granit Xhakës me Kosovën ka shtyrë gazetarët që ta pyesin trajnerin e helvetikëve rreth pjesëmarrjes së tij në këtë ndeshje.
“As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra”, tha Murat Yakin në konferencën për media.
Ndeshja e Zvicrës kundër Serbisë do të luhet më 12 tetor.