spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
13:20
HomeKulturëTRAKTATI I GAETËS / Marrëveshja mes Skënderbeut e mbretit të Napolit kundër...

TRAKTATI I GAETËS / Marrëveshja mes Skënderbeut e mbretit të Napolit kundër pushtimit turk

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 26 mars të vitit 1451, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nënshkroi aleancën me mbretin e Napolit, Alfonson V të Aragonit (1396-1458).

Përmes këtij akti zunë fill edhe marrëdhëniet hispano-shqiptare, deri atëkohë inekzistente. Me nisjen e mbretërimit të tij në vitin 1442, nën gjurmët e normanëve, Alfonso nisi aplikimin e një politike ballkanike ambicioze.

- Advertisement -

Në sajë të traktatit të nënshkruar, që njihet në historiografi si “Traktati i Gaetës”, palët bashkërendonin forcat në luftën kundër pushtimit turk të Shqipërisë. Megjithatë, nga pikëpamja formalo-juridike kishim të bënim me një traktat vasaliteti me kushte të caktuara dhe të parashikuara shprehimisht.

Deri në shuarjen e Skënderbeut në vitin 1468, Alfonsi i parë dhe më pas i biri, Ferrante I (1458-1494) vijuan të kontribuonin në luftën kundër osmanëve. Në këmbim, Skënderbeu së bashku me 4 000 vetë, u nis drejt Napolit, për të ndihmuar Ferranten gjatë një revolucioni pro-anzhuin të fisnikërisë që pat shpërthyer në mbretëri në vitin 1462.

- Advertisement -

Kjo marrëdhënie e llojit ushtarak, qëndron në themel të kontakteve diplomatike që shqiptarët mbajtën gjatë shekullit XV. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat