Banori më i ri i shtëpisë, Gjesti i trazoi të gjithë banorët pa përjashtim ditët e fundit.
Prime-n e kësaj të shtune në shtëpinë e Big Brother VIP 4 u komentua mënyra e lojës së tij nga disa prej banorëve.
Gerti: Ishin momente relaksi dhe nuk e kuptova atë tapën.
Laerti: Këto gjëra i rregullon perëndia, kur flet shpejt nuk e kuptoj se çfarë thotë.
G Bani: Është thjesht shfaqje, nuk është kështu në jetën e përditshme, është antisocial në kufijtë e surreales.
Gjesti: Çfarë ka rregulla nga Vëllai i madh, por prej këtyre të gjitha do t’i thyej.
Arbër Hajdari: Është lojëtar që luan me provokimin. G Bani e pati problemi ntek vëmendja. E pa që Gjesti po merrte më shumë vëmendje seç duhet, G Bani po e kërkonte me zor përplasjen, G Bani e ka treguar që kërkon t’i dominojë banorët. Përdor elementin e provokimit për të nxjerrë reagim nga banorët. Aq energjik sa është, aq sa tenton të marrë vëmendjen e publikut, është drejt kufirit për tu bërë i bezdishëm. Në shtëpi ka dhe banorë të tjerë të fortë që nuk do i dominojë dot. Do ketë rezistencë nga banorë të zgjuar.
Neda Balluku: “Të rriturit drejtojnë botën, ndërsa të vegjlit shtëpinë”. Gjesti ka drejtuar shtëpinë. Banorët e vjetër në bllok të bëjnë rezitencë. Gjesti nuk priti nëse do merrte bllok, apo do mikpritej. E di që nuk e kanë për detyrë të të mirëpresin. Ai hyri energjik, me provokim. Ai nuk theu asnjë rregull, por vetëm luajti. Një detaj që kam vënë re, është se me çunat ka këtë ‘luftën’, ëhstë i përkëdheluri i vajzave. Mbase njëra më shumë se të tjerat, Egli, do e përkëdhelë më shumë.



