spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:46
HomeSiguriaPoliciaTre fëmijë dhe një grua janë zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

Tre fëmijë dhe një grua janë zhdukur gjatë 24 orëve të fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit.

Në Prishtinë dy fëmijë, një djalë e një vajzë të mitur janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt e deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

- Advertisement -

Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.

Në Prizren një persona ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohur për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime.

- Advertisement -

E në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka njoftuar se bashkëshortja e tij, me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohuri se ku gjendet.

“Fsh. Ozdrim, Pejë  27.02.2025 – 09:00. Me 03.03.2025 një mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij viktima femër kosovare, me sëmundje psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat