spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:27
HomeEkonomiTre kompani ndërkombëtare kualifikohen për projektin e energjisë nga era

Tre kompani ndërkombëtare kualifikohen për projektin e energjisë nga era

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se tre kompani ndërkombëtare janë kualifikuar për fazën e dytë të ankandit të parë për energji nga era, me kapacitet prej 100 megavatësh.

Ky projekt zhvillohet me përkrahjen e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

- Advertisement -

Sipas komunikatës zyrtare, më 20 shkurt janë pranuar aplikacionet nga këto kompani:

Akuo Energy nga Franca,

- Advertisement -

Güriş nga Turqia,

Konsorciumi Notus/Stublla Energy nga Gjermania dhe Kosova.

Komisioni vlerësues ka konstatuar se të tria kompanitë i përmbushin kriteret ligjore, teknike dhe financiare për këtë fazë të garës dhe do të kalojnë në fazën e dytë të procesit.

Ministria ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të shpallet Kërkesa për Propozime për këto kompani të kualifikuara, proces i cili do të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe do të zhvillohet sipas standardeve më të larta të transparencës.

Gjatë kësaj periudhe, do të mbahet edhe konferenca e para-ofertimit me investitorët e përzgjedhur, ku bashkë me IFC-në do të prezantohen struktura e projektit dhe detajet e marrëveshjeve kontraktuale.

Pas fazës së pyetjeve dhe përgjigjeve, kompanitë do të dorëzojnë ofertat e tyre përfundimtare. Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve ligjore, teknike, mjedisore dhe sociale, ndërsa vetëm ofertat që i plotësojnë të gjitha këto kushte do të kalojnë në hapjen e ofertave financiare.

“Fituesi i projektit do të përzgjidhet në bazë të ofertës me çmimin më të ulët për MWh, i cili duhet të jetë nën çmimin tavan të përcaktuar nga rregullatori i energjisë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Ekonomisë ka theksuar se objektivi kryesor është transparenca gjatë të gjithë procesit, ulja e rrezikut të projektit dhe mbrojtja e konsumatorit nga çmime të larta në të ardhmen.

Kjo iniciativë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më modern, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat