spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
01:50
HomeKulturë“Tre Muskëterët” në Teatrin e Kukullave

“Tre Muskëterët” në Teatrin e Kukullave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Teatri i Kukullave ka përgatitur për të vegjlit e kryeqytetit një aventurë plot guxim, miqësi dhe heroizëm.

“Tre Muskëterët” do t’i mbajë vogëlushët të mbërthyer nga fillimi deri në fund të shfaqjes, me një histori epike për ëndrrat, besnikërinë dhe forcën e bashkimit.

- Advertisement -

Shfaqja do të tregojë historinë e D’Artagnan-it, një i ri nga Gaskonia, që niset drejt Parisit për të realizuar ëndrrën e tij: të bëhet muskëter i mbretit. Por rruga nuk është e lehtë. Ai do të humbasë letrën e prezantimit, do të bëjë duel me Athos, Porthos dhe Aramis, si dhe do të përballet me rojet e kardinalit.

Nga rivalë në miq të pandarë, katërshja bashkohet në misione sekrete dhe aventura plot adrenalinë, duke dëshmuar se motoja e tyre legjendare “Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, nuk është thjesht një shprehje, por një mënyrë jetese, raporton atsh.

- Advertisement -

Teatri i Kukullave sugjeron që mosha e përshtatshme për ta ndjekur këtë shfaqje është mbi 5 vjeç.

“Tre Muskëterët” do të shfaqet në datat 7 dhe 8 shkurt, me regjinë e Ina Morinaj dhe interpretimin e Aleksandër Gramit, Ilia Kaçit, Elidon Alikës e Madi Selimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat