Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku të përfshira kanë qenë tri vetura.
Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe se për shkak të aksidentit janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit’’, thuhet në njoftimin e PK-së.