Tre persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në fshatin Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore. Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje”, ka ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.



