spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:45
HomeEkonomi“Trepça” thotë se 11 hektarë tokë, në vlerë rreth 23 milionë euro,...

“Trepça” thotë se 11 hektarë tokë, në vlerë rreth 23 milionë euro, po i kthehen gjigantit metalurgjik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjiganti metalurgjik “Trepça” ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën manexhim Trepça Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi i lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro.

- Advertisement -

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

🚨 LAJM HISTORIK NGA TREPÇA Sh.A 🚨

📢 Pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën menaxhim Trepça Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi i lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali!

🏞️ Fjala është për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 MILIONË EURO.

✅ Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes.

📌 Trepça Sh.A. njofton se së shpejti kjo pronë do të ofrohet për shfrytëzim të përkohshëm.

🔹 Palët e interesuara do të ftohen zyrtarisht për të aplikuar, në përputhje me procedurat ligjore dhe parimet e transparencës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat