Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të pandehur.
SPAK ka deklaruar tre akuzat që rëndojnë ndaj ish-president dhe ish-bashkëshortes së tij.
Meta dhe Kryemadhi do të gjykohen për veprat penale; pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të ardhurash.
“Ka qenë avokati Kujtim Cakrani i cili tha se kanë përfunduar hetimet në drejtim të ish presidentit Meta. Meta dyshohet për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë. Meta ka qenë i pranishëm në SPAK ku u njoh me përfundimet e hetimeve dhe me akuzat zyrtare”, raportoi ndër të tjera, gazetari Ermal Vija.