Një nxënës në një shkollë të mesme franceze raportohet të ketë goditur me thikë katër nxënës të tjerë në shkollën e tij.
Nga ky sulm ka mbetur i vrarë një nxënës, derisa tre të tjerë janë të lënduar, ka bërë të ditur policia, e cila ka njoftuar se dorasi është arrestuar.
Rrethanat e sulmit nuk janë të qarta.
Një zyrtar i policisë tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme private Notre-Dame-de-Toutes-Aides në Doulon, afër Nantes në brigjet e Atlantikut të Francës.
Nxënësi theri me thikë katër persona përpara se mësuesit ta bllokonin, për tu kapur më vonë nga policia.
Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte të dhëna për një motiv terrorist.