spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeShkencëTronditje në botën shkencore – prova më e qartë për ekzistencën e...

Tronditje në botën shkencore – prova më e qartë për ekzistencën e alienëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Studiuesit e njohur britanikë kanë gjetur “provën më të fortë deri tani” të jetës aliene përtej planetit tonë.

Duke studiuar ekzoplanetin K2-18b, i cili ndodhet 124 vite dritë larg, ekipi gjeti gjurmë të kimikateve të prodhuara në Tokë nga organizma të thjeshtë si fitoplanktoni detar dhe bakteret.

- Advertisement -

Kimikatet, dimetilsulfidi (DMS) dhe dimetildisulfidi (DMDS), u zbuluan nga studiuesit në Universitetin e Kembrixhit duke përdorur teleskopin hapësinor ”James Webb”.

Studiuesi kryesor, profesor Nikku Madhusudhan, nga Instituti i Astronomisë i universitetit, tha se ”zbulimi e afron racën njerëzore më pranë vërtetimit se nuk jemi vetëm në univers dhe mund të sugjerojë se planeti po mbushet me jetë”.

- Advertisement -

”Nëse konfirmojmë se ka jetë në K2-18b, në thelb duhet të konfirmojmë se jeta është shumë e zakonshme në galaktikë”, shtoi ai.

Profesor Madhusudhan shpreson të provojë ekzistencën e jetës aliene në të ardhmen e afërt dhe i tha BBC-së se ishte i inkurajuar nga sasia e gazit që ekipi i tij gjeti në një ”dritare” të vetme vëzhgimi.

“Kjo është prova më e fortë deri më tani se ekziston mundësia e jetës atje. Mund të them realisht se do të jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë sinjal brenda një ose dy vitesh”, shtoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat