spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:28
HomeBotaTrump: Armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Trump: Armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar në orët e hershme të mëngjesit se është arritur armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, ka thënë në një postim në Truth Social.

- Advertisement -

Kërkesa për armëpushim është pranuar nga Izraeli, i cili tha se tash ka ‘eliminuar kërcënimin bërthamor dhe raketor të Iranit’

Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike.

- Advertisement -

Gjithashtu thuhet se Izraeli ka “shkaktuar dëme të rënda ndaj udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”.

Deklarata vazhdon duke thënë se forcat izraelite, në ditën e fundit, kanë “goditur rëndë objektiva qeveritare në zemër të Teheranit, duke eliminuar qindra operativë të Basij” – një milici që qeveria iraniane shpesh e përdor për të shtypur protestat – dhe “duke eliminuar një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor”.

“Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, shtohet në deklaratë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat