spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:02
HomeEx-BRSSInvazioniTrump: Armët po dërgohen në Ukrainë, por Zelensky s’duhet ta sulmojë Moskën

Trump: Armët po dërgohen në Ukrainë, por Zelensky s’duhet ta sulmojë Moskën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë mediave se tashmë armët amerikane kanë mbërritur në Ukrainë.

Ndërsa hyri në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë dje, Donald Trump u tha gazetarëve se Volodymyr Zelenskyy nuk duhet ta shënjestrojë Moskën dhe se Vladimir Putin duhet të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi brenda një afati 50-ditor, përndryshe do të hyjnë në fuqi sanksionet.

- Advertisement -

Komentet e tij erdhën pasi gazeta Financial Times, duke cituar njerëz të informuar mbi diskutimet, raportoi se Trump e kishte inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtonte sulmet e thella ndaj Rusisë.

Gazeta tha se Trump e pyeti Zelenskyn nëse ai mund të sulmonte Moskën nëse SHBA-të ofronin armë me rreze të gjatë veprimi.

- Advertisement -

“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse Zelensky duhet të sulmojë kryeqytetin rus.

Nga ana tjetër, Rusia nuk e ka ndërment të ndalet.

Gjatë natës ka hedhur numër të madh të dronëve drejtë Ukrainës.

Në qytetin verilindor të Kharkiv, të paktën 17 shpërthime u dëgjuan brenda 20 minutash, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

“Shumica e sulmeve ishin në një ndërmarrje civile në lagjen e Kievit të qytetit”, shkroi ai në Telegram.

Të paktën tre persona u plagosën në Kharkiv.

Dhe në rajonin e Dnipros, në qytetin e Krivyi Rih, një djalë 17-vjeçar u raportua i plagosur.

Në rajonin e Vinnicës, në Ukrainën qendrore, shtatë persona mbetën të plagosur pas një vale sulmesh.

Në muajt e fundit, Rusia ka intensifikuar bombardimet kundër qyteteve ukrainase.

Mediat raportojnë se një person ka vdekur në rajonin Voronezh të Rusisë pas një sulmi me dron ukrainas, raportoi këtë mëngjes guvernatori i Voronezhit, Alexander Gusev.

“Në emër të të gjithë banorëve të Voronezhit, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta të afërmve të të ndjerit”, shkroi Gusev në Telegram.

Guvernatori tha gjithashtu se dy persona ishin në gjendje të rëndë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat