spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:13
HomeBotaTrump dhe liderët evropian, reagojnë pasi Hamasi dhe Izraeli pranuan planin 20...

Trump dhe liderët evropian, reagojnë pasi Hamasi dhe Izraeli pranuan planin 20 pikësh për paqen në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Donald Trump ka reaguar pasi Hamasi pranoi planin e tij të paqes për ndaljen e luftës në Gaza.

Presidenti amerikan falënderoi vendet që ndihmuan në hartimin e planit dhe tha se ishte një “ditë shumë e veçantë” dhe “në shumë mënyra, e pashembullt”.

- Advertisement -

“Të gjithë ishin të bashkuar në dëshirën për t’i dhënë fund kësaj situate dhe për të parë paqe në Lindjen e Mesme dhe ne jemi shumë afër arritjes së kësaj”.

Trump tha se besonte që Hamasi është “gati për paqe të qëndrueshme” dhe se “Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimet” në mënyrë që pengjet të lirohen në mënyrë të sigurt.

- Advertisement -

“Tani për tani, është shumë e rrezikshme ta bësh këtë. Ne jemi tashmë në diskutime mbi detajet që duhen përcaktuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, ka të bëjë me paqen e kërkuar prej kohësh në Lindjen e Mesme.”

Pavarësisht këtyre thirrjeve, disa shpërthime u panë në Gaza në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjatë paradites së të shtunës, kryeministri izraelit Netanuahu tha se Izraeli është duke u përgatitur që ta zbatojë fazën e parë të planit të Trumpit.

“Në dritën e përgjigjes së Hamasit, Izraeli po përgatitet të zbatojë menjëherë fazën e parë të planit të Trump për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me Presidentin dhe ekipin e tij për t’i dhënë fund luftës në përputhje me parimet e përcaktuara nga Izraeli që janë në përputhje me vizionin e Presidentit Trump”.

Armëpushimi është mirëpritur nga të gjithë liderët evropian, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që të kryejnë detyrat e tyre, ndërsa kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe ndaljen e sulmeve, për të mundësuar arritjen e shpejtë të ndihmave.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat