Mediumi britanik Sky News ka shkruar se presidenti amerikan Donald Trump, ka injoruar atë që ka thënë drejtoresha e tij e inteligjencës kombëtare.
Gjatë fluturimit për në Uashington DC nga samiti i G7 në Kanada, Trump këmbënguli se Irani ishte “shumë afër” ndërtimit të një arme bërthamore.
Kjo pavarësisht dëshmisë së dhënë në Kongres në mars nga Tulsi Gabbard, të cilën ai e emëroi si këshilltaren e tij kryesore të inteligjencës për mandatin e tij të dytë.
Në atë kohë, Gabbard tha se agjencitë amerikane kanë vlerësuar se Irani “nuk po ndërton një armë bërthamore” dhe se udhëheqësi suprem i vendit “nuk e ka autorizuar programin e armëve bërthamore që e pezulloi në vitin 2003”.
Por Trump i hodhi poshtë këto vërejtje kur u përball me to nga media sot.
“Nuk më intereson çfarë tha ajo [Gabbard]. Mendoj se ishin shumë afër ta kishin atë”, tha Trump.



