Presidenti amerikan Donald Trump tha në Davos se takimi i tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ishte “i mirë” dhe se procesi për paqe është “në vazhdim”. I pyetur se çfarë mesazhi ka për presidentin rus Vladimir Putin, Trump u shpreh prerë: “Lufta duhet të marrë fund.”
Sipas Reuters, Zelensky deklaroi se në bisedimet me Trump janë finalizuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, por se nyja më e vështirë mbetet çështja e territorit. Në të njëjtën kohë, diplomacia po zhvendoset drejt një formati të ri, me bisedime të parashikuara edhe në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.
Në prapaskenë, sipas Reuters, emisaret amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritej të zhvillonin kontakte në Moskë përpara fazave të radhës të negociatave, ndërsa disa liderë evropianë – përfshirë presidentin finlandez Alexander Stubb – kanë thënë se Trump po rrit presionin ndaj Rusisë për t’i hapur rrugë një marrëveshjeje.



