spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:42
HomeAmerikaTrump2Trump i prerë: Tarifat prej 25% për importet meksikane dhe kanadeze do...

Trump i prerë: Tarifat prej 25% për importet meksikane dhe kanadeze do të fillojnë të martën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti Donald Trump tha se taksat 25% për importet nga Meksika dhe Kanadaja do të fillojnë të martën, gjë që ka ngritur frikën për rritje të inflacionit dhe pengimit të rritjes ekonomike.

“Nesër – tarifat 25% për Kanadanë dhe 25% për Meksikën. Dhe kjo do të fillojë”, u tha Trump gazetarëve në dhomën e Roosevelt. “Ata do të duhet të kenë një tarifë”.

- Advertisement -

Trump ka thënë se tarifat do të detyrojnë dy fqinjët e SHBA-së të shtojnë luftën kundër trafikut të fentanilit dhe të ndalojnë imigracionin e paligjshëm.

Por Trump ka treguar gjithashtu se ai dëshiron që çekuilibrin tregtar me të dy vendet ta zëvemdësoj duke shtyrë fabrikat të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Komentet e tij tronditën shpejt tregun e aksioneve të SHBA-së, me indeksin S&P 500 që ra 2% në tregtimin e së hënës pasdite.

Është një shenjë e rreziqeve politike dhe ekonomike që Trump ndihet i detyruar të marrë, duke pasur parasysh mundësinë e një inflacioni më të lartë dhe shkatërrimin e mundshëm të një partneriteti tregtar dekadash me Meksikën dhe Kanadanë.

Megjithatë, administrata Trump mbetet e sigurt se tarifat janë zgjidhja më e mirë për të nxitur prodhimin amerikan dhe për të tërhequr investime të huaja.

Përpara deklaratës së Trump mbi tarifat në përgjigje të një pyetjeje të martën, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick tha se prodhuesi i çipave kompjuterikë TSMC kishte zgjeruar investimin në Shtetet e Bashkuara për shkak të mundësisë së tarifave të veçanta 25%.

Në shkurt, Trump vendosi një tarifë 10% për importet nga Kina dhe ritheksoi të hënën se norma do të dyfishohej në 20% të martën.

Trump dha një vonesë prej një muaji në shkurt pasi Meksika dhe Kanadaja premtuan lëshime.

Por Trump tha të hënën se “nuk kishte vend për Meksikën apo Kanadanë” për të shmangur tarifat e reja të larta, të cilat ishin vendosur gjithashtu për të taksuar produktet kanadeze të energjisë, si nafta dhe energjia elektrike me një normë më të ulët prej 10%.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat