spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:50
HomeBotaAmerikaTrump i qartë për Groenlandën: Na duhet menjëherë, për mbrojtje e siguri...

Trump i qartë për Groenlandën: Na duhet menjëherë, për mbrojtje e siguri kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur fort dëshirën e tij për të marrë kontrollin e ishullit vetëqeverisës dhe të pasur me minerale Arktik, Groenlandën, pavarësisht paralajmërimeve se planet e tij për territorin danez mund të shkatërrojnë NATO-n.

Ai i tha gazetës The Atlantic se: “Na duhet për mbrojtje. Na duhet për sigurinë kombëtare”.

- Advertisement -

“Ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare, dhe kjo përfshin edhe Evropën. E dini që unë jam shumë besnik ndaj Evropës. Ne kemi nevojë për të për sigurinë kombëtare, tani për tani. Mendoj se Groenlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe pjesëve të tjera të botës së lirë”, tha Trump për NBC News, të hënën në mbrëmje.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë afat kohor” për të ndërmarrë veprime, por pohoi se është “shumë serioz” në qëllimin e tij.

- Advertisement -

Nuk ka munguar reagimi nga Danimarka ku reagoi kryeministrja Frederiksen.

“Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flasim për nevojën e SHBA-së për të marrë Grenlandën. SHBA-të nuk kanë të drejtë të aneksojnë asnjë nga tre vendet në Mbretërinë Daneze. Prandaj, do t’i bëja thirrje fuqimisht SHBA-së që të ndalojë kërcënimet kundër një aleati historikisht të ngushtë dhe kundër një vendi tjetër dhe një populli tjetër, të cilët e kanë thënë shumë qartë se nuk janë në shitje”.

Në krahë të Danimarkës ka dalë Britania e Madhe.

“Unë mbështes atë. Ajo ka të drejtë për të ardhmen e Groenlandës. Danimarka është një aleate e ngushtë evropiane, një aleate e ngushtë e NATO-s. Dhe e ardhmja, për këtë arsye, duhet të jetë për Groenlandën, për Mbretërinë e Danimarkës dhe vetëm për Groenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës”, deklaroi kryeministri britanik.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat