Propozime për dorëzim: Një sulm kundër retorikës së Putinit dhe përkrahësve të tij
Storm/Amerika: Në një fjalim të ashpër, Zëvendës Presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, godet fort Donald Trump dhe të tjerët që besojnë se Ukraina duhet të dorëzojë territore ndaj Rusisë.
“Ka disa njerëz në vendin tim,” deklaroi Harris, “që do t’i detyronin Ukrainës të dorëzojë pjesë të mëdha të territorit të saj sovran. Ata kërkojnë që Ukraina të pranojë neutralitetin dhe t’i heqë dorë nga lidhjet e sigurisë me vendet e tjera. Këto propozime janë të njëjta me ato të Putinit. Dhe të jemi të qartë: këto nuk janë propozime për paqe. Në fakt, janë propozime për dorëzim, që janë të rrezikshme dhe të papranueshme.”
Harris theksoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, duke siguruar mbështetjen e saj të vazhdueshme për Presidentin Zelensky dhe përpjekjet e tij për ta mbrojtur vendin nga agresioni rus.
“President Zelensky, mezi pres diskutimin tonë sot dhe do të vazhdoj të punoj me ju për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë konflikt dhe të mbetet një komb i lirë, demokratik dhe i pavarur”- theksoj Kamala Harris e cila po shkon “fyt a më fyt” me Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë / Storm-rks