Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale pozitive për të nënshkruar me Ukrainën, marrëveshjen për mineralet.
Në një konferencë për media kur u pyet nga gazetarët, Trump shfrytëzoi rastin për të përsëritur kritikat e tij të njohura ndaj shpenzimeve të administratës së mëparshme për Ukrainën, duke përfshirë shifra që ekspertë të ndryshëm dhe udhëheqës evropianë i kanë hedhur poshtë.
“Nuk doja të bëja një marrëveshje të komplikuar sepse Ukraina nuk ka shumë para. Por kemi bërë një marrëveshje ku paratë tona janë të sigurta. Prania e SHBA-së në Ukrainë, ku SHBA-të do të gërmonin për burimet e vendit, do të mbajë shumë aktorë të këqij jashtë vendit”, tha Trump.
Reagimet e presidentit amerikan erdhën pasi nga Ukraina u paralajmërua nënshkrimi i kësaj marrëveshje pasi që Ukraina paralajmëroi nënshkrimin e saj për 24 orë.